Gati rrobat për në plazh, temperaturat mbi 28 gradë Celcius
Fundjava do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat lindore.
E shtuna, sipas Meteoalb-it, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore. E diela sjell kthjellime.
Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Veriore ku mesdita ka shënuar rënie.
Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërisht me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.
KOHA JONË SONDAZH

