Gati të shembet pallati 6 katësh në Durrës, bashkia u bën thirrje banorëve përreth

Një tjetër pallat në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit po bëhet gati për tu shembur.

Pallati 6 katësh nr.1062 në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë, do të shembet me shpërthim të kontrolluar, e si pasojë tronditja mund të ndihet në zonën përreth.

Bashkia e Durrësit njofton banorët që të marrin masat e nevojshme dhe të largohen nga banesat.

“Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 21 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. “, thuhet në njoftimin e bashkisë së qytetit.

SHKARKO APP