Gati të vrasë/ Me Ka… (driun) në gojë për të shpëtuar Olsin

“Edi Rama është gati edhe të vrasë për të shpëtuar pushtetin e tij, tha Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në lidhje direkte me “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit.

Gjysmë e vërtetë, Edi Rama po vjedh, po bën pis në mënyrë indirekte edhe opozitën me oligark matrapaz që flasin lart e poshtë në emër të sajë, është gati të hyjë në pazar me opozitën, është i gatshëm të shembë shtëpi me leje e pa leje, të akumuloje revoltë kundër tij, por të vrasë nuk ja mban.

Të paktën jo ta marrë përsipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një frikacak i lindur që nuk fle kurrë pa kaluar ora 3 e natës në telefon me “Leprin”, “Durin”, “Avdylin”, “Milin” e të fortë të tjerë “bio” sipas mendjes së tij prej ‘djali të mami Netës’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaq e vërtet është kjo, saqë kur e i dalin jashtë kontrollit ‘zagarët’ e vet, dërgon mami Netën në loton e Gazit për ti takuar vetë ‘të fortit bio’.

Lul, mund të vrasë Edi pas një vize dhe pas ‘guximit’ që mund ti japin telefonatat e natës, por pushtetin nuk e shpëton dot.

Madje as ti nuk ja shpëton dot edhe pse kësaj radhe kemi bindjen qe je përballë tij dhe jo në krah me të. Edi Rama po e ngre çështjen ‘Astir’ për dy arsye.

Së pari për të krijuar një vatër tjetër me kosto për të, por shumë më lehtë e kalueshme se ajo e të vëllait në Xibrakë, për të cilin thuhet se opozita po pret momentin.

A po ju “josh” Rama në një skandal tjetër, ta “falni’ për atë të vëllait?

Kjo ngelet për tu parë. Por që ajo e Olsit e shqetëson më shumë se gjithçka, kjo duket sheshit. Bash kjo është arsyeja që ka ngel me Ka… (dri) në gojë, e sulmon çdo media online që është e gatshme të marrë përsipër rrezikun e përballjes me krimin, vetëm qe ajo audio si fillim e video si mbarim të publikohet.

Arsyeja e dytë pse kemi një “Astir” sot ka të bëjë edhe me blerjen e një pjese të mediave.

Shqiponjën e “uli në bythë” një pronar TV-je për të përfituar plot 18 milion euro, projektin dhe 9 milion euro po i merr një oligark matrapaz që flet gjithë ditën në emër të PD-së.

Kjo po ndodh.

Gjithsesi, dëmin mund ta bëjë të madh Ka..(driu) i Surrelit, por pushtetin nuk e shpëton dot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?