Gati valixhet, një tjetër shtet do heq vizat me Shqipërinë
Shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza në një tjetër shtet në Europë. Bëhet fjalë për Republikën e Armenisë, ku Qeveria do të paraqesë vendimin që përveç qytetarëve shqiptarë, pa viza në këtë shtet të udhëtojnë edhe qytetarët e Kanadasë, Libanit dhe Turkmenistanit.
Vendimi pritet të merret më 10 korrik dhe qytetarët e këtyre vendeve do të mund të qëndrojnë në Armeni për 180 ditë brenda një viti.
Shtetet ku shqiptarët mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Korea Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.
KOHA JONË SONDAZH

