Gatishmëria ndaj pandemive, ministrja Koçiu në Itali: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemeve shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Shëndetësisë drejtuar nga presidenca italiane e G7-ës. Ministrja Koçiu informoi se midis 12 shteteve të pranishme në këtë takim u diskutua mbi arkitekturën globale të shëndetit dhe gatishmërinë ndaj pandemive. Po ashtu, Koçiu theksoi se temë e takimit ishin edhe plakja e shëndetshme dhe aktive përmes inovacionit, si dhe qasja “One Health” me theks në rezistencën antimikrobike. ”Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemeve shëndetësore dhe një të ardhmeje më të sigurt e të shëndetshme për të gjithë”, u shpreh ministrja Koçiu.

 

SHKARKO APP