Gaz Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore në protestë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme të përgjigjet për atë që ndodhi në protestën e të shtunës së opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ministrja e brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Çelës dhe klanit të Troplinëve. Kjo është një kërkesë procedurale që ju do duhet ta hidhni në votim. Do duhet të jap shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara që dhe sot që flasim kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të policisë drejtuar nga zonja”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?