Gaz i skaduar nga Policia? Ministrja Koçiu për akuzat e opozitës: Kam urdhëruar hetim!

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu thotë se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të nisur hetimet lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar në protestat e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së saj Koçiu tha se hetimet po vijojnë. ”Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, tha Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?