Gaz lotsjellës nga zyrat e PD-së, një veprim absurd dhe i paligjshëm. Policia e Shtetit mohon se ka gisht në hedhjen e gazit
Po hidhet gaz lotësjellës nga dritaret e zyrave të PD-së prej njerëzve të Lulzim Bashës mbi protestuesit.
Kjo është kriminale, pasi vetëm policia e shtetit ka të drejtë ligjore të përdorë gazin lotësjellës. Por policia e shtetit doli me një deklaratë urgjente ku mohoi në mënyrë të prerë që nuk ka gisht në hedhjen e gazit lotësjellës.
Deklarata e Policisë Shtetit
“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”.

KOHA JONË SONDAZH

