Gaz lotsjellës banorëve të Bregut të Lumit, reagon ish-deputeti Paloka

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas sulmit të policisë në zonën e bregut të Lumit ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë dhe për tu prishur banesat.

Ja postimi i plotë i Palokës:

O njerëz, mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju…

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeni në gjumë bashkë me fëmijët tuaj ende pa dal drita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papritur të thyejnë dritaren dhe gazi helmues ju merr frymën. Pas pak të nxjerrin zvarrë nga shtëpia jote, bashke me pleq e femijë, në mes të shiut dhe errësirës.

Perpiqesh të mbrosh veten, fëmijet dhe shtepinë, por ti perfundon me kokën e gjakosur, bashkëshortja me këmbë të thyer dhe femijët e tu nën dhunë përfundojnë në qelitë e policisë. Pas kësaj të shembin edhe shtëpinë me gjithëshka…

Mendoni pak sikur te ishit ju!!! Mos prisni deri sa t’ju ndodh edhe ju! Vetëm delet i marrin një nga një për ti çuar në thertore e nuk reagojnë deri sa thika i pret dhe ato.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?