Gazeta italiane “Gazzetta dello sport”: Në Shqipëri gjendja si praglufte me Serbinë.Mjafton një shkendijë..

 

 

Tension i madh në prag të ndeshjes Shqiperi-Serbi. Fitorja në këtë rast nuk shihet vetëm në prizmin sportiv, por shkon shumë më tej. Do të merret si fitore e njërit komb mbi tjetrin. Por kjo situatë e ndezur para ndeshjes nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në vendet fqinje. Gazeta më e madhe italiane sportive “Gazzetta dello sport”, shkruan se atmosfera në Shqipëri është si para fillimit të një lufte. “Njerëzit në rrugë lëvizin të qetë por policët sa vijnë e shtohen. Situata është shumë e nderë dhe gjëja më e vogël mund të ndezë një luftë të vërtetë. Ajo që për shumë shihet si një ndeshje futbolli, ka krijuar ndjesinë e pragluftës”, shkruan gazeta italiane.

Frika mbetet e hapur kur tifozet të futen në stadium. Mbi 2300 forca policie janë angazhuar për sigurinë e këtij eventi të madh. Ndonëse policia ka futur ndër tifozët edhe agjentë sekretë përsëri ka pasiguri ndaj ndonjë incidenti në fushën e lojës prej lojtarëve, sepse Shqiperia e ka ndeshjen e jetës. Ekipi serb luan formalisht sepse nuk ka asnjë shans për kualifikim, por mund të ketë në plan për të krijuar sherr dhe rrahje në fushën e lojës, duke ndezur stadiumin. Ky është skenari që po i ruhen të gjithë.

Frika e autoritetëve policore është në lidhje me tifozët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët e shikojnë ndeshjen si boks mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Serbisë.

SHKARKO APP