Gazeta suedeze shkrim për Tiranën: Një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë

Kryeqyteti i Shqipërisë ka kaluar një metamorfozë në shumë pak kohë, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh të gjatë që ia dedikon Shqipërisë.
Në lagjen famëkeqe ku liderët komunistë jetuan deri në vitet 90’ kur ra diktatura dhe ku njerëzit e zakonshëm nuk ishin të mirëpritur, sot gjen një jetë nate jashtëzakonisht të gjallë me bare moderne, kafene të bukura dhe shumë restorante të mirë.
Tirana është e vogël, pra çdo gjë në qendër është e arritshme duke ecur në këmbë.
Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Galeria Kombëtare, ku mund të shihet arti i kohës së diktaturës.
Ndryshe nga ish-shtetet e tjera komuniste në lindje, ai përzihet me artin modern.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e vështirë të vendit në epokën komuniste, rekomandohet “Bunkart”, një muze i nëndheshëm i ndarë në dy pjesë, ku njëri gjendet në qendër të qytetit dhe tjetëri pranë teleferikut që të dërgon në majë të Malit të Dajtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?