Gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, pjesë e protestës së studentëve

Protestës së studentëve para ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar personalitete të njohura. Protestën e mbështeti edhe gazetarja Aranita Brahaj, e cila shprehej: ”Po afron dita e studentëve. Tirana që dua proteston kundër tarifave të rënda për studentet e universiteteve publike. Kunder thellimit të varfërisë për më të varfërit që duan të shkollohen”.

Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja u shrpeh se iu mbush zemra, ndërsa shkruan në Facebook: ”Kurajoja e studentëve shqiptarë që po protestojnë për të drejtat e tyre te Ministria e Arsimit, të mbush zemrën. Të shpresojmë që politika nuk do jua bëjë “pis” këtë protestë. Studentët flasin me zërin e tyre s’kanë nevojë për megafonët e ndotur të politikës”.

Në protestë ka marrë pjesë “Aleanca për Teatrin”, Aktori Neritan Liçaj dhe regjisori Kastriot Çipi dhanë mesazhe mbështetëse për studentët. Protestës po ashtu i është bashkuar pedagogu Edmon Tupe, Ervin Goci dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?