Gazetarët bojkotojnë takimin me Shkëlqim Canin

Gazetarët e ekonomisë kanë vendosur të bojkotojnë një takim të thirrur nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, raporton gazeta Mapo.

Në një rast të rrallë në median shqiptare, 18 gazetarët e thirrur në takimin informal nuk u paraqitën në takim, duke bojkotuar ministrin me arsyetimin se ata janë arrogantë me median.

Vendimi i tyre vjen pasi kjo ministri e ka sulmuar disa herë median për kronikat që kanë bërë për situatën ekonomike, ndërkohë që shpesh nuk u japin informacionin e kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dështimit të takimit, zyra e shtypit e ministrisë njoftoi se takimi ishte anuluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?