Gazetarët italianë nën trysninë e mafias

 

Gazetarët që shkruajnë lidhur me krimin e organizuar në Itali po përballen me një rritje alarmante të akteve kriminale që kanë në shënjestër ata dhe punën e tyre, kjo sipas një raporti të Komisionit anti-mafia të Parlamentit Italian.

Raporti tregon se gazetarët u janë nënshtruar 2.060 akteve armiqësore nga mafia përgjatë viteve 2006-2014, me kërcënimet dhe sulmet që arritën kulmin në gjysmën e parë të vitit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu aty zbulohet se në “fare pak incidente” autorët janë identifikuar, gjykuar dhe dënuar. “Rritja në aktet armiqësore kundër gazetarëve është alarmante,” deklaroi kryetarja e komisionit anti-mafia të Parlamentit Italian Rozi Bindi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mafia po përdor metodat tradicionale në përpjekjet për frikësuar gazetarët investigativë, duke djegur makinat e tyre, duke u dërguar zarfe me plumb, si dhe duke i kërcënuar verbalisht.

Dokumenti gjithashtu thekson se të korruptuarit që bashkëpunojnë me mafian dhe madje dhe vetë mafiozët po përdorin gjithnjë e më tepër mjetet ligjore kundër gazetarëve si mjet frikësimi.

Raporti vë në dukje se dy nga rajonet më të rrezikshme për gazetarët mbeten Kalabria, zonë e Ndragetës, dhe Siccilia, vendlindja e Kosa Nostras.

Aktualisht rreth 20 gazetarë italianë jetojnë nën mbrojtjen e policisë, në një kohë që nëntë janë vrarë nga mafia gjatë viteve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?