Gazetarët jashtë Kuvendit, Bogdani: Sulm frontal ndaj medias, reagimi të jetë i fortë
Ish-deputeti Gert Bogdani, ka komentuar vendimin e Byrosë së Kuvendit për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Bogdani është shprehur se është një formë diktature, teksa shpreson që të ketë një reagim të fortë nga ana e gazetareve.
Më tej shprehet se ky është sulmi më frontal që i është bërë mediave në Shqipëri.
“Është një absurditet dhe një lajthitje. Është një formë e re e diktature, një bllokim i medias së lirë, të zërit së lirë. Shpresoj që të ketë një reagim shumë të fortë të gazetarëve për këtë pikë. Është një censurë e fjalës së lirë që ndodh për herë të parë në 30 vitet e fundi. Është tamam si në regjimi i Lukashenkos, jo si një vend anëtarë në NATO. Protesta është shumë e rëndësishme, por duhet të ketë edhe një bojkot të mediave dhe ndaj institucioneve të vendit në tërësi. Duhet të ketë një sinkronizim dhe një angazhim të gjitha mediave. Ky është sulmi më frontal që i bëhet medias në Shqipëri.”
Në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga detyra Bogdani thotë se është një angazhim i Ramës që do e çojë deri në fund.
“Është sulm politik, që nuk ka dyshim se si do të jetë votimi nesër në parlament, është diçka që Rama e ka filluar prej kohësh. Të gjithë ata që janë në komision nuk mund të arrijnë një standard qoftë me veten e tij. Është një angazhim i Ramës që do ta çojë deri në fund. Më pas duhrt të parë se si do të vijoj në Gjykatën Kushtetuese, për të parë se si duhet të vijoj në Gjykatën Kushtetuese, që është në ngërç për këtë çështje.”