Gazetari Arian Çani: Metës i kanë bërë diçka, si mund të jetë fundi i tij politik

Gazetari Arian Çani, ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK-ut. Për të kjo që po bën Ilir Meta nuk është aspak politike. Sipas tij ai po krijon alibi pasi ka një frikë shumë të madhe sepse nuk i shmanget drejtësisë.

”Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike, po sillet si një njeri sikur i kanë bërë diçka prapa krahëve. Është si një njeri i zakonshëm. Shpërthimi i Metës nuk është politik. Çfarë e shtyn Metën që të bëjë këtë sjellje.

Meta ka një frikë shumë të madhe që nuk do i shmanget dot drejtësisë, domethënë që mund të përfundojë i arrestuar dhe ai ka vendosur që të krijojë një alibi shumë të madhe publike.

Duke i rënë SPAK-ut duke i rënë Dumanit, në momentin që merret si i pandehur dhe kur të përfundoj në arrest shtëpie të ketë një alibi që të thotë që unë e paralajmërova atë që ndodhi”,-tha në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP