Sekreti hetimor/Gazetari Artan Hoxha shoqërohet në prokurori (VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha është ndaluar prokuroria mbrëmjen e se enjtes në përfundim të emisionit “Opinion”.

Ai u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me çështjen e rrëzimit të avionit në Ishëm.

Hoxha është ndaluar me pretekstin për nxjerje të sekretit shtetëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha bëri me dije se “piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bërja publike e një informacioni të tillë nga gazetari Hoxha përbën nxjerrje të sekrerit hetimor sipas prokurorisë, pasi u jep kohë porositësve të pilotit të zhdukin provat dhe të marrin masat. Por vetë gazetari është shprehur në momentet e para se janē të paqarta arsyet e shoqërimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3wASV3MCx0A&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?