Gazetari Artan Hoxha zbulon dy pista të përdorura nga avionët e drogës
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto të dy pistave avionësh, të cilat sipas tij janë përdorur për transportin e lëndëve narkotike.
Hoxha shkruan se pistat ndodhen në jug të vendit, ndërsa thekson se policia ka marrë masa urgjente dhe ka nxjerrë jashtë funksionit të dyja pistat.
Ai zbulon edhe një detaj tjetër. Sipas tij, të dyja pistat janë përdorur nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua më 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishem.
Statusi i gazetarit në Facebook:
“Xhungel sjell pamje ekskluzive nga dy pista te perdorura per avionet e narkotrafikut ne jug te vendit. Menjehere pas investigimit te Xhungel, Policia e Shtetit merr masa urgjente dhe nxjerr jashte funksionit te dyja pistat.
Per me teper keto dy pista jane perdorur me pare, pergjate viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrezua me 15 shtator 2016 ndersa inauguronte pisten e re ne Grykederdhjen e Lumit Ishem.
Cfare po ndodh me pilotin Italian ndersa ai shijon i lire ditet e qendrimit ne Shqiperi, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnje hetim ne lidhje me kete ceshtje….”
https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/1134476479923352?pnref=story
KOHA JONË SONDAZH

