Gazetari Artur Çani rrëfen detajet e atentatit ndaj tij

 “Ngjarjen e kam parë nga kamerat, vetë nuk kuptova gjë fillimisht. Një djalë i pallatit e kishte parë personin me armë në dorë. Unë isha në ashensor dhe po ngjitesha në banesë, kur dëgjova një zhurmë, por nuk u shqetësova. Kur e pashë më vonë në kamera, ai kishte shkrepur armën, por ajo u bllokua. Kur tentoi për herë të dytë, unë isha futur në ashensor. Për fat shpëtova”,- tha Çani.

Gazetari i njohur ka bërë të ditur dhe komunikimin që ka pasur me ministrin e Brendshëm Saimir Tahir dhe kryeministrin Edi Rama. “Më pas mora në telefon ministrin Samir Tahiri, i cili më siguroi mbështetje. Më pas më mori në telefon edhe kryeministri Rama, i cili më tha se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Nuk kam pasur presione dhe nuk besoj se ngjarja ka lidhje me emisionin që unë bëj.   Unë do ta vazhdoj emisionin tim. Shteti duhet të më sigurojë mbrojtje”, ka thënë gazetari Çani.

SHKARKO APP