Gazetari austriak pyet Ramën për trafikun e drogës, ja përgjigjja e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median austriake profil.at, ku ka folur rreth euro-integrimeve të Shqipërisë. “Nëse Shqipëria ndihmon BE kundër ngritjes së forcave anti-europiane dhe populliste, atëherë unë do e kuptoja shtyrjen e hapjes së negociatave. Megjithatë, ne kemi bërë gjithçka çfarë na është kërkuar prej BE-së,” tha ai, duke përmendur si sukses të qeverisë miratimin e Vetingut sëbashku me opozitën.

Vende që akoma kanë dyshime për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë Franca, Hollanda dhe Danimarka.

Në lidhje me refugjatët Rama shtoi se nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë hyrë 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani. “Është një numër i vogël. Nuk duam të ndërtojmë gardhe në kufi. Nëse rritet numri i refugjatëve, atëherë do marrim ndihmë nga BE,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund ai tha se kundrejt ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka kërkesë ekstradimi nga Italia dhe se kur është puna e luftës kundër drogës, e përfundoi me një pyetje retorike: “Kur bëhet fjalë për drogë çdoherë në shqiptarët jemi fajtorë. Por kush flet mbi problemet e drogës në Hollandë ose Francë?”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?