Gazetari Bala: Ols Dado nuk e ka Shkollën e Magjistraturës, nuk mund të kalonte nga noter në prokuror

Gazetari Anri Bala, thotë se Ols Dado, prokurori i çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj kur është emëruar nuk plotësonte kriteret për këtë funksion. Ai nënvizoi se tashmë është e rëndësishme të hetohet shkelja e ligjit për noterin që u emërua prokuror.

”Nuk po diskutoj profesionalizmin që s’e ka magjistraturën dhe është pa shkollë, se këtë e thotë vetë ai. Është si të thuash, mësuesi i shkollës së fëmijës tënd është injorant dhe pa shkollë.

Tani a mund ta diskutoj unë profesionalizmin se është pa shkollë? Megjithatë në atë kohë nuk ka qenë kriter magjistratura, por kriter ka qenë që nuk mund të kalonte nga noter në prokuror. Kush e ka kaluar në vetting ku njeri?

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesionalizmi ka vlerë. Duhet parë si e ka kaluar Vetting-un. Dhe te pallati që ka marrë leje, në fillim kur është kërkuar leja dhe është refuzuar, me një firmë tjetër ndërtimi zoti Dado nuk ka qenë përfitues i pronës, te leje tjeter, aty ka qenë fitues. Pra ka konflikt interesi. Ka konflikt interesi dhe si është futur në sistemin të drejtësisë”, shtoi ai në ”Report Tv”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?