Gazetari denoncon me emër “shefin” që dhunoi Alfred Lelën: Policët, si laca lagjesh duke u rrahur me grushta!

Nga Flamur Vezaj

Ky eshte Altin Lila shefi i Komisariatit nr.5 ne Tirane qe ndodhet ne Kamez! Ka mbi 8 muaj qe mban kete detyre pas promovimit qe i beri drejtori i ri i Tiranes Rebani Jaupi!

Para se te emrohet ne kete detyre mes tjerash ka mbajt detyren e shefit te sektorit te vrasjeve ne Drejtorin e Tiranes! Sektor qe ka qindra vrasje te pazbardhura nder vite!

Por pavaresisht kesaj, Lila shkelqeu ne servilizem ndaj shefit te ri Jaupaj, i cili nuk ngurroje ta promovoje ne detyren shefit te Komisariatit!

E ky i fundit per te treguar besnikerine ndaj shefit turret si lac rruge drejt protestuesve dhe gazetarit Alfred Lela bashke me vartesit e tij!

Imagjinoni kur nje shef Komisariati vepron ne kete forme cfare do bejne vartesit e tij! Nderkohe qe shefi duhet te jete shembull i qytetarise, edukates, disiplines etj etj ne respektim te te drejtave te njeriut!

Por veprimet e tij kthyen edhe njehere kohen kur shefat e Komisariateve silleshin si gangster neper rruget e Shqiperise!

Vec shef Liles, kam pare video e foto pa fund keto kohe, kur police te rinje fatkeqesishte, si rasti atij adoleshenti apo te shumte gjate ketyre diteve qe turren ndaj qytetareve duke qelluar me grushta, shqelma e shpulla si te ishin ne nje zenke lacash ne lagje! Sa keq me erdhi per ate trup tjeter te dinjitetshme te policise te cilet jane te shumte e qe jane ndjere te turperuar nga koleget e tyre “adoleshent” e militante perballe qytetareve te irrituar!

Me vjen keq POR disa zyrtare te Policise nuk meritojne vendin ku jane, pasi e kane çuar imazhin e Policise ne deregjen me te keqe, pasi kjo trup e kudo gjendur vec mos mbeshtetjes financiare vitet e fundit po vuan edhe nga drejtues jo profesional, servila, te dhunsheme dhe arrogant!
#PoliciaQeSduam#

SHKARKO APP