Gazetari: Dosja Toma-Xhika, hetim politik. S’ka prova për korrupsion

Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili mbrëmjen e djeshme u diskutua dhe për hetimet e prokurorisë dhe dosjet e hapura gjatë javëve të fundit.

Një nga hetimet që ka shkaktuar më shumë reagime dhe akuza për përdorim politik të organit të akuzës është ajo e rrugës Tiranë-Elbasan. Për këtë dosje janë arrestuar ish-drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erli Murati tha dje se kjo dosje është politike. Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të faktojë akuzat e bëra për korrupsion. Gazetari Murati tha dje se Prokurorët kërkuan arrestimin e dy ish-drejtorëve dhe tashmë po kërkojnë prova, kur si rregull gjenden provat dhe më pas kërkohet arrestimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dosja Toma-Xhika është një hetim politik. Nuk ka prova për korrupsion. Prokurorët po kërkojnë prova pasi bënë akuzën dhe i futën në burg”,- tha Erl Murati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?