Gazetari i BIRN: Projektet e qeverisë pa leverdi ekonomike, 5-6 koncesionarë kontrollojmë mediat e pushtetin politik
I ftuar në RTV Ora, gazetari Gjergj Erebara u shpreh se është tipike për regjimet që kanë ambicie autoritare që janë shumë të fryra, por nuk kanë leverdi ekonomike.
Ai tha se kjo tregon se ka një problem me tenderim, duke lënë vend për dyshime për klientelizëm.
Gjergj Erebara: Është tipike për regjimet që kanë ambicie autoritare që për projekte shumë të fryra, por nuk kanë leverdi ekonomike. Ky është koncesioni i disatë, por di që 4 koncesionet e shkuara nuk kanë pasur fare konkurrencë dhe rezultati i tenderit nuk ka pasur fare rënie në fondin limit. Kjo do të thotë se ka pasur një problem me tenderimin dhe na lënë vend që të besojmë që kemi të bëjmë me projekte klienteliste dhe jo zhvilluese.
Prezantohet një projekt që kushton x para dhe pastaj del që kushton 3 herë më shumë. Këto janë kosto të stërmëdha për buxhetin e një vendi të vogël. Po ashtu e përqendrojnë pushtetin në pak duar, duke na shndërruar nga demokraci në një plutokraci, me 5-6 koncesionarë që kontrollojë koncesionet, mediat dhe pushtetin politik, ndërsa ne të tjerët nuk dihet nëse do të kemi të drejtën për të folur.
Erebara shtoi se detyra e është të merret me ndalimin e përhapjes së virusit.
Gjergj Erebara: Detyra kryesore e çdo qeverie në këtë kohë është të merret me ndalimin përhapjes së koronavisurit sepse sa më pak përhapet, aq më shuam njerëzit kanë mundësi për të punuar. BE ka vënë një kusht për hapjen e kufijve, që duhet të kenë 16 persona të infektuar për 100 000 persona, ndërsa ne kemi 35. Nëse ne përmbajmë pandeminë turistët vijën dhe vendet e punës krijohen. Prandaj puna e qeverisë ka lidhje me shëndetësinë dhe jo ekonominë.