Gazetari i “Striscia La Notizia” rrihet nga shqiptarët
Gazetari i programit të Canale 5, Striscia la Notizzia, Vittorio Brumotti kampion në bike-trial, është përfshire në një sherr bashkë me të atin dhe disa miq te tij, teksa përshkonte me bicikletë një segment rrugor në Toirano e Bardineto, në Savona.
Pamjet u xhiruan menjëherë pas sherrit.
Personat me të cilët ai është rrahur janë tre shqiptarë.
Brumotti po ndiqej nga miqtë e tij në një veturë teksa një tjetër mjet ka mbërritur pas tyre.
Pas një shkëmbimi batutash, për shkak të shpejtësisë së ulët të automjetit ku udhëtonin miqtë e gazetarit, ngjarja ka degjeneruar në përplasje fizike.
Tre shqiptaret, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, e kanë qëlluar Brumontin, babain dhe njërin prej miqve të tij.
Por edhe ata kanë pësuar dëmtime dhe kanë shkuar në spital.
Kalimtarë të rastit kanë filmuar mjetin e shqiptarëve, të cilët pas sherrit shkuan menjeherë në karabinieri.
Shqiptarët, një 63 vjeçar dhe dy fëmijët e tij një djalë dhe një vajzë, banues në Toirano, u paraqiten bashkë me avokatin e tyre pranë autoriteteve.
Të njëjtën gjë bëri edhe gazetari i emisionit investigativ. Autoritetet kanë hapur çështje për 7 persona për përplasjen fizike mes tyre.
Edhe shqiptarët kanë marrë mjekim për lëndimet e marra. Gazetari Brumonti përfundoi me një hematomë në sy. Pavarësisht ngjarjes, ai u kërkuar në Twitter ndjekësve të tij të mos i urrejnë të huajt.
KOHA JONË SONDAZH

