Gazetari ironizon Ramën në Vlorë: Fitove, por thirrja “Rama Ik” nuk tu nda! (VIDEO)
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar një video nga Vlora, ku kryeministri Edi Rama po kalonte rrugën me makinë.
Në video dëgjohet dikush që i thotë “Rama ik”, ndërkohë që Hoxha shkruan ne statusin e tij se pavarësisht se fitoi mandatin e tretë, kjo thirrje nuk iu nda sërish.
Postimi i plotë:
Ja mandatin e trete e more.
Hyre në histori, qe aq shume e deshe…
Shetit në Lungomare me nje taborr “asqere”, si pasha i madh…
Po edhe pse je në Vlore, ajo thirrja “Rama ik”, nuk tu nda dhe nuk tu nda nga mbrapa…
Kryeministri Rama, sot në mesdite me fuoristraden e tij, prodhim amerikan, Lincoln, i shoqeruar nga eskorta e gjate, në Lungomare…
KOHA JONË SONDAZH

