Gazetari italian që u rrah nga shqiptarët: Mendova se do vdisja

Vittorio Brumotti, gazetari i njohur italian i “Striscia la notizia”, ka rrëfyer dhunën që ka pësuar dje nga dy shqiptarë, atë e bir, të cilët e kanë rrahur keqazi. Ai ka thënë se është trembur për vdekje dhe madje ka menduar se mund të vdiste.

“Kam qenë duke u stërvitur me tim atë dhe dy atletë që marrin pjesë në botërorin e bike trial. Po ndiqja makinën e sigurisë, që drejtohej nga një miku im, në të cilën ishte edhe i biri. Në atë moment makina e sigurisë parakalohet nga një makinë tjetër, nga e cila është hedhur ujë në fytyrën e mikut tim dhe më pas edhe një shishe drejt makinës. Miku im iu tha “çfarë po bëni?” Makina ndaloi dhe djali i drejtuesit doli dhe qëlloi Fabion në fytyrë me grusht. Unë, duke parë atë të trembur, vrapova tek ai dhe e gjenda veten në mes. 

Jam goditur në fytyrë, nga syri i djathtë, që nuk ishte shëruar ende nga një rrëzim i një viti më parë. Pastaj erdhi edhe babai i djalit, që gjithashtu filloi të më godiste. Goditën edhe tim atë, që ishte rrëzuar. Unë dhe im atë u ndjemë vërtet të rrezikuar për vdekje. Më kërcënuan me vdekje pasi më rrahën dhe kërcënuan madje edhe ata që filmuan sherrin”, ka thënë ai.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?