Gazetari: Ja si kontrollohen liket në administratë nga Endri Fuga

Gazetari Elio Laze, ka publikuar së fundi një webpage, ”majtas.net” që sipas tij bën të mundur kontrollin e likeve dhe postimeve që bëjnë punonjësit e administratës, të detyruar nga ministrat. Sipas Lazes çdo javë Endri Fugës i shkon raporti i saktë se çfarë kanë bërë punonjësit e administratës dhe më pas këto diskutohen në mbledhjet e qeverisë, njësoj siç u shpreh dje Taulant Muka, i cili mbajti postin e zëvendësministrit të Arsimit për rreth dy javë.

Reagimi i plotë i Elio Lazes

Qe fasada eshte puna e vetme e kesaj administrate shteterore kjo nuk ka pike dyshimi. Por fale Endrit te vet Fuges dmth, kryeministri Rama e ka perfeksionuar kontrollin e Likeve dhe shareve te postimeve te veta dhe te ministrave qe punonjesit e administrates bejne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po si ndodh kjo? Eshte krijuar nje tip ëeb page www.majtas.net. Eshte kjo qe shihni ne foto. Ka nje username dhe nje passëord. Si funksionon? Username dhe passëordi i jepet disa personave te besuar ne administrate. Logohet nepermjet facebookut dhe nepermjet ketij aplikacioni behet kalkulimi i numrit te likeve dhe share-ve ne facebook te friendsave te personit qe ka usernamen. Pra qe jane punonjes te administrates.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cdo jave Endri Fuges i shkon raporti i sakte se cfare kane bere punonjesit e administrates. E me pas keto te dhena diskutohen edhe ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave sic njoftoi dhe ish zv ministri i Arsimit Taulant Muka.

Pra Keshilli i Ministrave miraton ne heshtje vendimet qe merr kryeministri vete per te ardhmen e vendit dhe me pas diskuton me ze te larte se ku ka caluar puna me liket dhe sharet ne facebook.  Mos e harroni kete aplikacion: www.majtas.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?