Gazetari Moisi Dalipi është rëndë, i biri bën apel për ndihmë

Komentatori dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj, bën apel për ndihmë. Djali i tij, Fatos Dalipaj, thotë komentatori me më tepër se 40 vjet në mikrofon e i ka përkushtuar jetën sportit, tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.

Mesazhi i plotë

Të dashur miq,

Swiss Digital Desktop Reklama

Do dëshironim si familje të mos e shkruanim kurrë këtë status, por në këto ditë të vështira na duhet mbështetja juaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai im i mirë dhe mbi të gjitha komentatori i zellshëm Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë! Si pasojë e së cilës i duhet të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e një rrugëtim jo të lehtë që të sigurojë vazhdimësinë e shëndetit të tij. Moisiu është ai që na ka falur vetëm optimizëm dhe po vazhdon e bën edhe në këto momente shumë të vështira për të. Ndaj sot përulësisht dhe me shumë mirënjohje kërkojmë mundësinë për përballimin e kësaj ndërhyrje urgjente dhe jetike për babin tim.

Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të gjithkujt në emër të jetës dhe shëndetit të Moisi Dalipit, nëse mundeni.

Faleminderit paraprakisht,

Familja Dalipaj.

Nr. i llogarise:001510399

Raiffeisen Bank

IBAN: AL84202210050000000001510399

AL 48202110440000000010510399

Swift:SGSBALTX

Emri:Moisi Fuat Dalipaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?