Gazetari “plas” bombën: Avokati i njohur u mor peng për 9 orë, u fut në bagazhin e një makine dhe…
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar para pak minutash një denoncim të fortë, ku ka deklaruar se një avokat i njohur në vend është marrë peng për 9 orë.
Gazetari nuk ka preferuar që të japë emrin, po duke marrë indicie nga komentet, dyshohet se bëhet fjalë për ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku.
Reagimi i Çollakut:
Avokati njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges…
Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie merret peng per mashtrim,nga disa persona nga Fushekruja. E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.
Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges. Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje. Per ti rifituar lirine avokati ka plotesuar disa “kushte” te kontrates paraprake…
/Fax News
KOHA JONË SONDAZH

