Gazetari pyet Bardhin: Sa delegatë ka Kuvendi Kombëtar i PD?

Sa delegatë ka në total Kuvendi i PD? Kjo pasi ”Foltorja” dhe PD flasim me shifra të larta të firmave të marra për dy Kuvendet. Pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, e dha vetë ku i fundit.

Sipas Bardhit, Kuvendi Kombëtar i PD-së ka 7646 anëtarë dhe më shumë se gjysma, pra 5259 anëtarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen për Kuvendit e 18 dhjetorit.

”Në total Kuvendi ka 7646 anëtarë prej të cilëve 5259 kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Konfirmimi për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 18 nënkupton edhe për dikë që ka firmosur për thirrjen e Kuvendit heqjen dorë nga ajo kërkesë. Kërkesa e tyre nuk ka qenë për të përçarë partinë siç e finalizoi për fat të keq doktor Berisha gjithë lëvizjen e tij”,-tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?