Gazetari: Rama ka rekrutuar në polici militantët e tij, Klodiani u vra ndërsa ….
Në lidhje direkte më Çim Peka Live, gazetari i njohur i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, ka komentuar edhe vrasjen e Klodian Rashës nga policia. Sipas Vezaj kjo është një vrasje e pastër dhe është pasojë e frymës militante që Edi Rama dhe Rilindja ka përçuar te forcat e rendit gjatë qeverisjes së tij.
“Nuk mendoj që është në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por është një vrasje me dashje. Personi është qëlluar pas shpine. Nuk mund të quhet vrasje në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes, kur qëllohesh pas shpine. Kjo është një vrasje e pastër. Viktima është qëlluar fillimisht nga policia e shtetit dhe në momentin që i ka ikur policisë, njëri nga policët është vënë në ndjekje dhe për shkak të problemeve emocionale ka bërë vrasjen.
Nga informacionet që kam kam, di që kanë pasur përplasje fizike Ai ka tentuar ta shoqërojë, dhe ai i ka thënë që e kam shumë afër shtëpinë. Kamerat e sigurisë mund ta identifikojnë këtë përplasje verbale. Nëse policia do të ishte transparente nuk do manipulonte me tre deklaratat. Ky ka qenë frustrimi për të fshehur provat. Duke tentuar të manipulojnë vendin e ngjarjes kanë dashur të mbrojnë policin.
Nga kqyrja e viktimës ka pasur dëmtime në kokë. Mendoj që ka refuzuar shoqërimin në polici. Rekrutimi i policëve duke hequr punonjësit ka nisur me këtë qeveri. Ish ministri i Brendshëm ka shkarkuar 36 drejtues të policisë së shtetit në një ditë. Mudn të kenë qenë 10 prej tyre militantë poliikë, por jo 36. Duke punësuar efektivë të rinj, militantë të PS, duke u dhënë pistoletën me kurs 6 mujor, kjo është fryma që Rama ka përçuar këto vitenë Policinë e Shetit dhe që ka çuar në këtë krim”, theksoi Vezaj.