Gazetari zbulon lëvizjet e blindave me mln €: Në përgjime ka rënë…

Grabitësit e disa milionë eurove në Rinas, duket se kanë patur informacion të detajuar në lidhje me transportin e valutave. Kanë qenë tre banka të nivelit të dytë, që do të nxirrnin sasinë e lekëve jashtë Shqipërisë, drejt Vjenës.

Societe General Albania kishte tre autoblinda të shoqërisë së Anakonda, Raiffeisen Bank po ashtu tre autoblinda në shoqërisë Nazeri si dhe Tirana Bank me 3 autoblinda të Oktapus.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, që publikoi dhe mëyrën se si lëvizën autoblindat që çuan paratë në Rinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?