Gazetari zbulon prapaskenat: Arben Ahmetaj nuk shkon vetëm në burg
Gazetari Eni Ferhati tha se informacioni i dhënë nga avokati i Arben Ahmetajt se ky i fundit ndodhet në Britani të Madhe, duhet marrë me rezerva pasi ishte i njëjti avokat që kur media interesohej për vendndodhjen e ish-ministrit tha se ai ndodhej brenda vendit, gjë që rezultoi e pavërtetë.
Ferhati tregoi se në dosjen voluminoze të hetimit 1-vjeçar të SPAK, së bashku me Ahmetaj do të ketë edhe persona të tjerë ndaj të cilëve do të merret masa e arrestit me burg si persona që e kanë ndihmuar në pastrimin e parave apo fshehjen e pasurisë.
“Kam informacione dhe në bazë të dosjes voluminoze të SPAK, që bashkë me Ahmetajn do ketë edhe persona të tjerë që do merren në masën e arrestit me burg, të cilët kanë rezultuar se kanë ndihmuar ish-zyrtarin e lartë të pastrojë paratë dhe të fshehë pasurinë e tij, vepra të cilat sipas SPAK, Ahmetaj i ka kryer në bashkëpunim. Nëse i referohemi dosjes së SPAK pas hetimit 1-vjeçar ndaj Ahmetajt rezulton se ka edhe emra të tjerë që përmenden, që mund të jenë me përgjegjësi ligjore”, tha gazetari në ”Euronews Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

