Gazetarja Alba Kepi raporton nga Roma se dosja e përgjimeve do të njohë emra të rinj nga bota e krimit shqiptar

Nga Ylli Dylgjeri-
Në emisionin “Krasta Show” publiku u njoh me vazhdimesinë e dosjes së hetimit te Ndragetas. Publiku u njoh me fakte dhe lajme të panjohura. Gazetarja Kepi, nga Roma, hodhi dritë mbi ecurinë e përgjimeve, afatet, personat, dhe llogjistiken që grupi kriminal kishte vënë në dispozicion te aferave korruptive. U zhvleftesua edhe “baltosja e rradhes” siç u tha në konferencën për shtyp te Kryeministrit Rama.
U bënë nul analistët e urdhëruar për të hedhur narkozë dhe pluhur, mbi faktet dhe personat e përfshirë në këtë megakorrupsion. Kjo është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.
Gazetarja Alba Kepi tha se në dosje ka edhe zhvillime tronditëse edhe në vitin 2020, duke përmendur edhe emrin e Henrik Baçit, që sipas saj ka një rol ‘kyç’ në përgjime.
Gazetarja nga Roma iu dha pergjigje edhe komenteve mafioze te pseudogazetarëve shqiptarë në studiot e shitura.
“Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë. Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri siç e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi.
Këtë të marte u rrezua gjuha e mashtrimit e Edi Rames. Publiku u njoh me lajme profesionale.
Hetimet vazhdojnë!
Raportimi vijon..

SHKARKO APP