Gazetarja Albina Gjergji bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e bebit

Gazetarja e njohur, Albina Gjergji është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e Facebook, ku shkruan: “Faleminderit ZOT për gëzimin e madh që na dhe”.
Ndër të tjera gazetarja ka shkruar edhe datën e lindjes së bebit, që i përket ditës së enjte, 24/10/2019
Gazeta KOHA JONË mëson edhe emrin e bebit, të cilin duhet theksuar se deri tani çifti e ka mbajtur të fshehtë.
SIMFONI, ky është emri që prindërit e rinj kanë zgjedhur për vajzën e vogël. Një emër mjaft i veçantë dhe thuajse aspak i dëgjuar në Shqipëri.
Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, si dhe “Koha Jonë online” urojnë Albina Gjergjin dhe bashkëshortin e saj për lindjen e fëmijës së parë.

Me jetë të gjatë e fat të bardhë! Urime!

 

SHKARKO APP