Gazetarja Eni Vasili fut hashash në emision. Policia mbërrin në News 24 (VIDEO)

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili e hapi ndryshe emisionin e saj të mbrëmjes “Studio e hapur” në News 24. Ajo u shfaq sot me një bimë kanabisi në duar, për të treguar se pikërisht për të flet sot politika e policia, për të punësohen njerëz dhe korren fitime marramendëse.

“Të nderuar teleshikues, mirëmbrëma dhe mirëserdhët në programin “Studio e Hapur”. Unë jam Eni Vasili! Kush thotë që në Shqipëri ka punë por nuk ka specialistë gabohet totalisht. Për të mbjellë, rritur, korrur e shitur këtë bimë ka edhe punë edhe specialistë. Kjo që kam në dorë është bima që sot më shumë se kurrë duket se po na mban peng të gjithëve. Për këtë bimë sot më shumë se kurrë flet politika: Zgjedhjet në Dibër i fitoi kanabisi thotë kreu i opozitës. Për këtë bimë më shumë se kurrë flet policia: Me tonelata janë ngarkesat që kapen këtej dhe andej kufirit. Prej kësaj bime ekonomia shqiptare rrezikon të kriminalizohet dhe pasuritë e këtij vendi t’i grumbullojnë bosë e kultivimit të saj”, tha Vasili.

“Një farë për mbjelljen e kësaj bime kushton 1 deri në pesë euro, një kg e kësaj bime del nga fusha me çmimin 300 euro, por blihet në treg deri në 1800 euro. Një rrënjë zë një metër katror dhe zakonisht mbillen sipërfaqe prej një dynym (1000 metra katror) që nxjerrin një fitim prej 300 mijë eurosh për dynym. Shumë para, apo jo. Aq shumë sa për të ndërtuar një pistë më të madhe se ajo e Rinasit në Ishëm. Për këtë bimë do të flasim në “Studio e Hapur”, shtoi moderatorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në fund të emisionit policia ka mbrritur në News 24 dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

BalkanWeb

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Lf5ww0CBWko&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?