Gazetarja jep alarmin, shprehet se në Shqipëri të heqin qafe për 2 mijë euro
Gjatë një interviste në emisionin “Dritare me Rudinë”, gazetarja Dorjana Bezat ka thënë se në Shqipëri të vrasin edhe për 2 mijë euro.
Ajo ka thënë se në Shqipëri ka vrasës profesionistë që vijnë nga jashtë vendit.
Më tej ajo ka thënë: Kemi vrasës profesionistë që vijnë edhe nga jashtë, kemi edhe vrasës jo profesionistë që e kryejnë krimin edhe më pak se 2 mijë euro. Kemi rastin e Mikel Shallarit që vrau Artan Cukun, komisarin.’’
Ndërsa gazetari Erik Mehmeti ka folur për situatën në qytetin e Vlorës. Ai ka thënë se këtë vit ka pasur më pak vrasje se vitin e kaluar, por vazhdojnë krimet mafioze të llojeve të ndryshme.
Gazetari ka vazhduar duke thënë se sërish ka krime të ndryshme si vjedhje makinash, vënia e zjarrit të makinave, gjoba ndaj biznesmenëve.
Në vazhdim ai është shprehur kështu: Këtë vit, për fat të mirë ka një kriminalitet më të ulët se një vit më parë në Vlorë. Ky është një tregues pozitiv. Por, sërish ka krime të ndryshme si vjedhje makinash, vënia e zjarrit të makinave, gjoba ndaj biznesmenëve etj. Në objektiv kanë qenë biznesmenë, zyrtarë etj. dhe djegia e makinave bëhet kryesisht si mesazh ose paralajmërim.”
KOHA JONË SONDAZH

