Gazetarja nga Brukseli rrëzon alibinë e Ramës: Calavera nuk vendos për negociata dhe datat, por shtetet e BE-së

Në një lidhje Skype për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja Erisa Zykaj u shpreh se shefja Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera nuk ka tagrin për të caktuar data apo kushte për negociatat, por këtë e bëjnë vendet anëtare të BE-së.

Erisa Zykaj: Të gjitha do të donim që të mos kishim 15 kushte, por nuk është Calavera që vendos për kuadrin negociues dhe datat negociuese, por janë shtetet anëtare. Calavera do që të nxisë vendin tonë që të shkojë përpara. Nëse do të thoshte se do të kishte 15 kushte do të demoralizohej vendi ynë, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që nuk ka asnjë kusht. 

BE ka ndryshuar metodologjinë, pasi duan reforma reale dhe jo vetëm në letër. KiE ka dëshirë që vendi ynë të ecë përpara, por vendet anëtare thonë se janë 15 kushte. Pa këto kushte nuk do të  merrej vendimi.  

SHKARKO APP