Gazetarja tregon pamjet: Si u zbuluan rastësisht gjuetarët e kasafortave. Aksioni që rrezikoi policinë

Një grup i mirë strukturuar grabitësish në Tiranë janë vënë në prangat e policisë këtë javë, të akuzuar për vjedhjen e të paktën 11 kasafortave të bizneseve dhe vilave në kryeqytet.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, gazetarja e kronikës në News24, Dorjana Bezat zbuloi detaje të rëndësishme nga aksioni i policisë, të cilët edhe pse ishin vënë në ndjekje prej muajsh ndaj 5 autorëve të grabitjes, arriti t’i zbulojë rastësisht.

Gazetarja Bezat tregoi se si një agjent policie krijojë dyshimet e para se kishte përballë grupin e grabitësve kur vuri re dorezat e bardha që ata përdornin në çdo vjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por siç tregoi edhe gazetarja, arrestimi i tyre nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi të armatosur ata kanë vënë në rrezik edhe jetën e agjentëve të policisë, deri në neutralizimin e plotë të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Intervista e Ditës”/ Gazetarja: Si u zbuluan rastësisht gjuetarët e kasafortave në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?