Gazi helmoi 8 punëtoret e rrobaqepsisë, merret në pyetje pronari italian

Policia e Durrësit thotë se shkak i helmimit të 8 punëtoreve të një rrobaqepsie në Fllakë ka qenë gaz helium që kanë lëshuar disa kondisionerë.

“Nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se në ambientet e brendshme të rrobaqepësisë , në një cep kanë qenë disa kondicionerë.

Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore”,thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia shoqëruar pronarin e rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë gjendje shëndetësore e punëtoreve është përmirësuar, ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?