Gazi lotsjellës, Hoxha: Nëse është vepruar pa dijeninë e Haradinajt, skandal moral e politik
Marrëveshja për të marrë gaz lotsjellës nga Kosovë për ti përdorur gjatë protestave të opozitës në Shqipëri është një skandal politik dhe moral, nëse kjo është bërë pa dijeninë e ish-kryeministrit Haradinaj. Analisti Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se Presidenti Thaçi do të humbë kredibilitetin e tij në Shqipëri.
“Nëse vërtetohet linja Hashim Thaçi – ministri i PDK i Brendshëm, drejtuesi i policisë në një linjë partiake kanë vepruar në mungesë të dijenisë së ish-kryeministrit Haradinaj do të kemi një skandal politik dhe moral në Kosovë dhe Thaci do të humbëse kredibilitetin edhe në publikun shqiptar, aq sa ka pasur”,- tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, kjo çështje ka krijuar ndjeshmëri në Kosovë, ndërsa në Shqipëria qeveria Rama ka kaluar çdo lloj testi turpërimi
“Qeveria Rama ka kaluar çdo lloj testi turpërimi dhe nuk i bën në përshtypje asgjë. Ka ndjeshmëri në Kosovë për këtë ngjarje që ka ndodhur. Atje ne do të shohim nëse ka shtet ligjor dhe si do veprojë. Sa për Shqipërinë çështja ligjore ka qenë edhe pa këtë ngjarje me tejkalimin e masave dhe veprimeve të policisë ndaj protestave të opozitës dhe nuk ka pasur as proces administrativ dhe gjyqësor ndaj tyre, sepse ky shtet ka mbaruar përsa kohë që nuk ka një sistem gjyqësor në këmbë, por e ka të shpartalluar ende”,- tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

