Gazment Bardhi mesazh për qytetarët: 14 Maji duhet të jetë dita e llogaridhënies
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përcolli mesazh e fundit për qytetarët para nisjes së heshtjes zgjedhore, duke vënë në dukje se 14 maji duhet të jetë dita e ndryshimit.
“14 maji duhet të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën dhe kryebashkiakët e tij të korruptuar. Keqqeverisja ndëshkohet vetëm përmes pjesëmarrjes masive të qytetarëve në votime, për ti dhënë fund me votë keqqeverisjes së Partisë Socialiste nga Tropoja, në Sarandë. Abstenimi duke qëndruar në shtëpi apo vota për kandidatët e Edi Ramës, është një mundësi e humbur për të bërë realitet ndryshimin dhe për të rifituar besimin dhe shpresën se Shqipëria ka të ardhme dhe se ajo do jemi më mirë se e djeshmja”, u shpreh Bardhi.
Për të vota për këshillin bashkiak duhet të garantojë llogaridhënien dhe transparencën e qeverisjes lokale. “Vota për këshillin bashkiak duhet të garantojë përfaqësimin e denjë me profesionistë të ndershëm, me djem e vajza, burra e gra, që vendosin të parin interesin publik, vendosin të parin interesin e qytetarëve të tyre”.