Gazment Bardhi thotë se Berisha ka shkelur nenin 42 të statutit të partisë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili me profesion është ekspert juridik, vendimin që firmat e delegatëve të PD të verifikohen në ditën kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, e quan procedurë të shpikur. Për të Berisha ka shkelur nenin 42 të statutit të partisë.
”Berisha ka shkelur nenin 42, që përcakton se është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Sot papritur na u deklarua që anëtarët e kuvendit do t’i mbyllim në kasafortë dhe do ti verifikoj kur të dua vet.
Kjo është shkelje shumë e rëndë. Unë s’bëj se çfarë thotë Berisha por atë që thotë statuti. Statuti e përcakton shumë qartë. Ditën, orën dhe datën e përcakton Kryesia e Partisë.
Nuk ka fyerje më të madhe se sa tallja që pamë sot me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli të funksionimit demokratik të institucionit të partisë”.