Gebrüder Weiss: Vendndodhje e re në Shqipëri
Deklaratë për shtyp
Gebrüder Weiss: Vendndodhje e re në Shqipëri
Me një vendndodhje në Tiranë, kompania e logjistikës zgjeron rrjetin e saj të vendndodhjes në Evropën Juglindore. Do të ndërtohen lidhje transporti nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë
Tiranë/Lauterach, 23 shkurt 2023. Më 6 shkurt, Gebrüder Weiss ka hapur në kryeqytetin shqiptar Tiranë një vendndodhje të re. Në këtë mënyrë kompania ndërkombëtare e transportit dhe logjistikës mbyll boshllëkun gjeografik midis Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe zgjeron lidhjet e saj të transportit në Evropën Juglindore. Tani, në Ballkanin Perëndimor Gebrüder Weiss përfaqësohet me vendndodhjet e saj në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
“Transportet nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë janë rritur shumë gjatë dhjetë viteve të fundit. Pjesa më e madhe e mallrave të importuara vjen nga Bashkimi Evropian. Me vendndodhjen Tiranë, nyjën më të rëndësishme të qarkullimit të vendit, dëshirojmë t’u ofrojmë klientëve nga industria dhe tregtia lidhje direkte për në Shqipëri dhe nga atje në drejtim të BE-së”, shprehet Thomas Moser, Drejtor dhe Drejtues Rajonal i Black Sea/CIS pranë Gebrüder Weiss.
Kushtet për këtë janë të mira: Kompania e logjistikës zotëron një rrjet të dendur transporti rrugor në vendet fqinje kufitare si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. “Në një hap të parë do të zgjerojmë, në të dyja drejtimet, linjat ekzistuese të mallrave të konsoliduara midis Maqedonisë së Veriut (Shkup) dhe Shqipërisë. Janë planifikuar gjithashtu lidhje të reja me partnerin kryesor tregtar të Shqipërisë, Italinë”, shton Dorina Islami, Drejtore për Shqipërinë pranë Gebrüder Weiss.
Perspektivat ekonomike në Shqipëri, pas pandemisë së koronavirusit, janë sërish pozitive. Për vitin 2023 pritet të ketë një rritje ekonomike rreth tre përqind. Bilanci tregtar dominohet nga importet të tilla si artikujt ushqimorë, makineritë, kimikatet dhe tekstilet. Produktet e eksportit drejt Bashkimit Evropian, me të cilin është nënshkruar një marrëveshje e tregtisë së lirë që prej vitit 2009, përfshijnë veshmbathjet dhe artikujt ushqimorë, hekurin dhe çelikun dhe lëndë të tjera të para dhe lëndë ndërtimi.
Titulli i fotografisë: Me vendndodhjen e re në Tiranë, Gebrüder Weiss u ofron klientëve të saj lidhje direkte midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
(Burimi: Gebrüder Weiss / Elton Xhafkollari)
Titulli i fotografisë: Thomas Moser, Drejtor dhe Drejtues Rajonal i Black Sea/CIS pranë Gebrüder Weiss.
(Burimi: Gebrüder Weiss / Serra)
Titulli i fotografisë: Dorina Islami, Drejtore për Shqipërinë e Gebrüder Weiss. (Burimi: Gebrüder Weiss)
Rreth Gebrüder Weiss
Gebrüder Weiss Holding AG, me seli në Lauterach (Austri), është një kompani globale logjistike me shërbime të plota me rreth 8,000 punonjës dhe 180 vendndodhje në pronësi të kompanisë. Së fundmi, kompania ka gjeneruar shitje vjetore prej 2.5 miliardë euro (2021). Portofoli përfshin zgjidhje transporti dhe logjistike, shërbime dixhitale dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Kombinimi i kompetencës dixhitale dhe fizike i mundëson grupit të reagojë shpejt dhe në mënyrë fleksibël ndaj nevojave të klientit. Me një numër të madh masash ekologjike, ekonomike dhe sociale, kompania familjare, historia e së cilës në sektorin e transportit shkon më shumë se 500 vjet më parë, konsiderohet sot edhe një pioniere në drejtim të menaxhimit të qëndrueshëm. www.gw-world.com