Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gent Ibrahimi: Brenda 30 ditëve do emërohet Prokurori i ri i Përgjithshëm

Aktualitet E martë, 12 Nëntor 2019 13:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur pas mbledhjes ku u miratua metodologjia orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ibrahimi tha se Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm pas 30 ditëve duke nisur nga e enjtja në rastin më te keq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kjo metodologji i orienton më imët, më në detaje anëtarët e Këshillit për të bërë pikëzimin e vlerësimin e kandidatëve. Ajo e ka origjinën tek një vendim që ne kemi marrë përpara se të fillonte gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Ai vendim edhe kjo metodologjia e sotme parashikojnë që ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se sa aftësi profesionale kanë kandidatët, sa aftësi organizative menaxheriale kanë ata, sa aftësi të paraqitjes në publik kanë dhe se fundi cilësi të tjera si gjuhët e huaja, gradat shkencore e kështu me radhë. Rreth këtyre kritereve vërtitet vlerësimi nga ana e Këshillit”, deklaroi Ibrahimi.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

I pyetur se si është hartuar metodologjia për aftësitë profesionale dhe pikët që mund të marrë kandidati, ai tha se për aftësitë profesionale ka një marzh vlerësimi nga ana e KLP që është nga 1 deri në 20 pikë dhe këtu anëtarët e Këshillit orientohen që të shohin të kaluarën, se çfarë eksperiencash pune kanë pasur kandidatët, nëse ata në këto eksperienca pune kanë pasur rastin të administrojnë institucione, kanë pasur rastin të përfaqësojnë çështjen në gjykatë, kanë pasur rastin të menaxhojnë buxhete e kështu me radhë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne jemi nisur nga portofoli aktual i kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm për të arritur në një përfundim që këto janë cilësitë që duhet të ketë një kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe i orientojmë anëtarët përmes kësaj metodologjie të shikojnë pikërisht gjëra të tilla përpara se të marrin vendimin për numrin e pikëve që do t’i japin secilit kandidat”, tha më tej kreu i KLP.

I pyetur nëse dosjet e rëndësishme të këtyre kandidatëve do të merren parasysh për vlerësimin e tyre, Ibrahimi tha se jo.

“Personi që do të shërbejë si prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nuk do të ketë më kompetenca prokuroriale, kompetenca të hetimit, do të jetë një administrator i sistemit dhe ne mendojmë që për atë pozicion, aftësitë në administrim, në menaxhim buxhetor janë më të rëndësishme dhe pikërisht këto cilësi do të shohim tek kandidatët”, deklaroi ai.

Sa i përket konfliktit të interesit të anëtarëve, Ibrahimi tha që ligji na kërkon që përpara çdo vendimmarrje ne të deklarojmë konfliktet e interesit në rast se kemi të tilla. “Këtë mund ta bëjë çdo anëtar që ka ndjeshmërinë në një rast konkret. Mund ta bëjë edhe për veten e vet, mund ta bëjë dhe çdo anëtar tjetër për secilin anëtar dhe sot u përdorën të dyja metodat. Pati anëtarë që gjykonin se ndoshta ishin në kushtet e konfliktit të interesit. Për anëtarët Esmeralda Keshi dhe Kostaq Beluri ishin vetë ata që ngritën dyshimin nëse do të ishin në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin dhe renditjen e kandidatëve për PP. Për anëtarin Tartar Bazaj u ngrit nga anëtarët e tjerë shqetësimi që ndoshta z. Bazaj ishte në konflikt interesi. Për zotin Cani nuk u ngrit as nga ai vetë, as nga anëtarët e tjerë një shqetësim i tillë sepse në fund të fundit, z. Cani ka punuar dhe të gjithë prokurorët e republikës në një farë mënyre punojnë për Prokurorin e Përgjithshëm”, tha kreu i KLP.

Lidhur me afatet, Ibrahimi tha se: “Ditën e nesërme, pavarësisht shqyrtimit ë zgjatur që i bëri Këshilli sot situatës së konfliktit të interesave, KLP arriti në përfundimin me shumicë votash se asnjë anëtar nuk ka një pengesë të tillë ligjore, një konflikt të tillë interesi që të parandalojë aftësinë e tij për të gjykuar pastër”.

Por a do përfundojë brenda ditës së nesërme pikëzimi? Kreu i KLP tha se pikëzimi do të përfundojë të nesërmen e intervistave. “Nesër do të bëjmë vetëm intervistat dhe pasnesër mbarojmë pikëizmin, do t’i dërgojmë Kuvendit listën me kandidatë sipas renditjes”, tha Ibrahimi.

Por në çfarë faze është Prokuroria e Posaçme? “Në datën 25 nëntor ne do të marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve që mund të emërohen, pra atyre 8 prokurorëve që e kanë kaluar tashmë vettingun në Prokurorinë e Posaçme. Ne do t’i japim këtyre vendimeve të datës 25 mendoj, do të jetë në dorën e Këshillit kjo gjë por mendoj që do të japë një efekt të vonuar me 2-3 javë për t’i dhënë mundësinë po Këshillit që të zgjedhë drejtuesin edhe administratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të konvertohet për aq sa është e nevojshme në administratë të Prokurorisë së Posaçme. Është një proces që kërkon deklarimin nga ana e tyre të gatishmërisë për t’iu nënshtruar kontrollit të posaçëm që ligji parashikon për punonjësit e administratës së Prokurorisë së Posaçme, pra duhet pak kohë për këto procese për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut dhe konvertimin e administratës dhe në këto kushte do t’u japim një efekt të vonuar vendimeve tona të datës 25”, deklaroi Ibrahimi.

Nisur nga numri jo i plotë i anëtarëve të SPAK, kreu i KLP foli dhe për mundësinë që Strasburgu të bëjë nul vendimet e kësaj prokurorie. “Nuk e kemi këtë frikë sepse punën e Prokurorisë së Posaçme nuk e bëjnë 8 prokurorët apo 10 prokurorët, e bën çdo prokuror. Kështu që në këto kushte shqetësimi për ligjshmërinë e veprimeve juridike të kryera nga prokurorët nuk ekziston”, tha më tej kreu i KLP.

I pyetur nëse Kuvendi do ta mbajë peng ngritjen e prokurorit dhe atëherë do të vendosë KLP, Brahimi sqaroi se nëse Kuvendi nuk siguron numrin e votave të mjaftueshme atëherë prevalon renditja e këshillit dhe prokuror do jetë ai që renditet i pari.

“Nuk e besoj sepse në këtë rast si në shumicën e situatave që kanë rregulluar ligjet e reja të reformës, ka një mekanizëm zhbllokues. Mekanizmi zhbblokues siç e dini është që në rastet kur Kuvendi nuk arrin të sigurojë numrin e nevojshëm të votave, që janë 84 për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, Kuvendi mund të emërojë edhe të tretin të renditur nga ne, edhe të dytin, natyrisht dhe të parin, shpresoj që do bëjë këtë të fundit… por në rast se Kuvendi nuk arrin të mobilizojë dhe të sigurojë këtë numër votash atëherë, renditja jonë prevalon dhe prokurori do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë prokurorin e ri”, tha Ibrahimi.

Arta Marku, Olsjan Çela dhe Fatjona Memçja janë tre kandidatët që duan postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Etiketat e lidhura

gent ibrahimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.