Gent Ibrahimi zgjidhet kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë në sallën e ish-Këshillit të Lartë, ka zgjedhur si kreun e tij Gent Ibrahimin. Ibrahimi vjen nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë. Mbledhja po drejtohet nga gjyqtari Nurihan Seiti dhe e pranishme në të shihet edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Në këtë mbledhje pritet tanimë të zgjidhet zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të miratohet vendimi deklarues me datën e krijimit të Këshillit dhe të hidhet shorti për përcaktimin e anëtarëve jo prokurorë që do të shërbejnë në një mandat 3-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?