Gent Sejko Guvernatori i ri i BSH.PS-LSI-PD miratojnë dekretin e Presidentit Nishani

 

Gent Sejko kandidati i propozuar nga Presidenti për Guvernator të Bankës së Shqipërisë ishte  në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. (Ne foto: Sejko duke raportuar sot para komisionit të Ekonomisë)

Sejko deklaroi prioritetet ndër të cilat transparenca,rikthimi i besimit dhe forcimi dhe administrimi i  kontrollit të brendshëm të BSH-së.

Çfarë premtoi Sejko nëse vihet në krye të BSH:

-Transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut dhe Kuvendit

-Të punoj për rikthimin e besimit tek BSH pas skandalit të vjedhjes

-Stabiliteti i politikave monetare rrit transparencën

-Ruajtje të standardeve më të larta të integritetit për stafin

-Prioritet mbrojtja e interesave të konsumatorëve

-Politika monetare, fleksibilitet dhe menaxhim i likuiditetit në treg

-Koordinim politikash moneare e fiskale për të dhënë  stimul për aktivitetin ekonomik

-Prioritet me rëndësi është edhe menaxhimi i BSH

-Forcim dhe administrim kontrollit të brendshëm të BSH

Ne fund komisioni i ekonomise e votoi dekretin e Presidentit te Republikes, çka do te thote se edhe votimi ne parlament eshte i sigurte. Pra mund te thuhet se qe sot Gent Sejko eshte Guvernatori i ri i BSH.

Më 24 dhjetor të vitit që shkoi Gent Sejko kaloi një sprovë vendimtare në aspiratën e tij për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë duke marrë 111 vota nga të dy kahet politike në Kuvend si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa dy anëtarët e tjerë morën përkatësisht 82 vota pro Tonin Kola, dhe 74 vota Natasha Ahmetaj.

SHKARKO APP