Gentian Zenelaj: Z. president mos e dekretoni ligjin, “dilni nga rreshti” dhe vërtetoni që s’jeni si ata

Gjatë protestës së sotme mbi kauzën e Teatrit Kombëtar qindra qytetarë dhe artistë kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta ku shkruhej; “Mbro Teatrit”, “Pa Teatër, pa MSA, s’ka Evropë” dhe “ISIS përgjegjëse për 28 monumente kulturore” protestuesit u drejtuan drejt presidencës, transmeton Koha Jonë.

Neritan Liccaj, Romir Zalla, Julian Deda, Elsa Demo, Adriatik Lapaj, etj. në fjalën e tyre i kërkuan presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombetar.

Por një nga fjalimet më pikante duket se ka qenë ai i aktorit, Gentian Zenelaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i ka bërë thirrje presidentit të vendit që të “dalë nga rreshti”, duke nënkuptuar që me mos dekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit nuk do të bëhet palë me ata që nëpërmjet përfitimeve personale po shkatërrojnë historinë e Teatrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Z. president, mos e dekretoni ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Dilni nga rreshti, sepse duke dalë nga rreshti do vërtetoni që nuk jeni si ata, por jeni ndryshe. Nuk është kjo Tirana që duam, Tirana me kulla si kjo mbrapa nesh”, u shpreh Zenelaj në fjalën e tij, shkruan Koha Jonë.

No automatic alt text available.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?