Gerta Meta: Vendimi i Kushtetueses për 30 Qershorin, do qetësojë ”gjakrat” mes partive

Përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias, ku thotë se ky i fundit është një organizim këshillues që i bën mirë politikës në vendin tonë.

”Pritshmëritë e një Komisioni siç është Venecia, janë të mëdha, për vetë pefesionalizmin dhe analizën ligjore që ata bëjnë. Situata politike në vend është e ashpër. Komisioni i Venecias është një organizim këshillues që i bën mirë politikës sidomos asaj në vendin tonë. Asnjëri nga institucionet nuk mundet që të jenë ata aktorët që prekin Kushtetutën e vendit”,-tha në ”Ora News”.

Për të vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shërbejë për të qetësuar ”gjakrat” mes partive. ”Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale nuk e ka në tagër, por kjo nuk do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret me legjislacionin për zgjedhjet. Është një moment që të gjithë e presim se cila është ekspertiza që Gjykata Kushtetuese, do të japë një vendimarrje e cila do t’i shërbejë jo vetëm praktikës legjislative por edhe për të qetësuar ”gjakrat’’ mes partive politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?